Grupi i Arbëreshëve të Italisë në ditën e fundit të tyre në Kosovë kanë vizituar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Kryetari i Arbëreshëve në Sicili, Rosirio Peta ka falënderuar Kosovën për mirëpritjen që iu është bërë duke veçuar vizitën që kanë pasur tek Varrezat e Jasharëve në Prekaz.
Ai ka thënë se emocioni më i madh që marrim me vete është Prekazi
“Emocioni më i fortë që kemi pas është vizita që kemi pas dje në Pregaz tek Varrezat e Jasharëve”.
“Ne emër të arbëreshëve ju falënderoj për mirëpritjen dhe ju presim me vizitë”.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi tha se ata janë të gatshëm për t’i ndihmuar Kosovës dhe plotësuar në perspektivat europiane.
“Falënderoj së pari ministrin e Diasporës Dardan Gashi i cili ka qenë iniciator i kësaj vizite. Është takimi i pare dhe shpresojmë që kjo të jetë një hap i parë për një rrugë të gjatë.
Ne kemi hapësirë ku mund të mbështetët Kosova dhe ne jemi të gatshëm për të ju ndihmuar dhe për të plotësuar perspektivën tuaj europiane “/Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/425226728264803/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...