Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të enjten ka realizuar vizitë inspektuese në punimet që janë duke u zhvilluar në përfundimin e urës 407, në autostradën “Arbën Xhaferi” me ç ‘rast është vendosur trari i fundit në këtë urë.
Ministri Lekaj duke kërkuar nga kompania kontraktuese që punimet e mbetura të realizohen me standarde të larta, i ka përgëzuar të gjithë punonjësit që me kontributin e tyre të palodhshëm kanë bërë që ky projekt të realizohet me cilësi të lartë.
“Kjo urë po lidhë Kosovën me perëndimin dhe të gjitha shtetet që na kanë përkrahur. Sot kemi vendosur traun e 1414 në këtë urë, që tregon se kjo urë është më e gjata dhe më e larta në rajon si pjesë e një autoudhe që lidhë korridore me rëndësi dhe i kontribuon edhe zhvillimit ekonomik të vendit”, tha pos tjerash ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Ai po ashtu deklaroi se mbështetja e pa rezervë e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Haradinaj, ka bërë të mundur që projekti i autoudhës “Arbën Xhaferi” të përfundojë si duhet dhe brenda afateve të dakorduara.
Kreu i dikasterit infrastrukutor ka bërë me dije se projekti nuk do të përfundoj brenda këtij vit dhe kjo për shkak të kushteve atmosferike në mënyrë që ato të mos ndikojnë në cilësinë e punimeve në këtë projekt madhor për vendin dhe qytetarët. Kurse sa i përket mbylljes së rrugës nacionale u tha se që sot rruga do të jetë e hapur për qarkullim.
Ndërsa Riyadh Alkhazraji nga “Bechtel & Enka” e ka falënderuar ministrin Lekaj dhe ministrinë që ai e drejton, duke mos e lënë anash edhe qeverinë për përkushtimin e jashtëzakonshëm që të mënjanojnë të gjitha pengesat e shfaqura gjatë realizimit të këtij projekti me rëndësi për qytetarët e Kosovës./arbresh.info
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të