Arban Abrashi zgjidhet Sekretar Organizativ i Partisë

12:49 | 24 Gusht 2019
A. B.

Arban Abrashi është zgjedhur Sekretar Organizativ i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky emërim është bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së e cila ka filluar në ora 11:00.

Kujtojmë se Abrashi edhe më herët ka qenë pjesë e Kryesisë së LDK-së derisa në garën e fundit për Kryetar të Prishtinës kishte humbur betejën ndaj Shpend Ahmetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme