Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, ka folur për ankesën që ka dërguar muaj më parë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, rreth fitores së ish-kundërkandidatit të tij, Shpend Ahmeti, në balotazhin përballë tij.
Abrashi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “sot, pas një kohe shumë të gjatë, u ngrit një çështje që fatkeqësisht ka mbetur në harresë”.
“Jo për hir timin, por për hir të Prishtinës”, ka theksuar Abrashi.
Ai ka thënë se është raportuar gabimisht në media se Komisioni i Venecias i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese një opinion të saj, gjoja duke i dhënë të drejtë Abrashit në ankesën e tij për fitoren e Ahmetit, që sipas tij është arritur duke bërë shkelje.
Sipas Abrashit, Gjykata Kushtetuese ka mundur të marrë një opinion nga një organizëm tjetër, Forumi i Venecies.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk e di nëse një gjë e tillë ka ndodhur, por ka shtuar se shpreson që kjo të jetë e vërtetë.
“Pres vendim të drejtë, të arsyeshëm. Mos të vonohet shumë”, është shprehur Abrashi, duke folur për vendimin ende të pashqiptuar të Gjykatës Kushtetuese.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi