“Që nga viti 2015 deri në 200 milionë euro janë ndarë çdo vit. Paketa e pestë do të aplikohet në samitin me 26 korrik. Kosova ka performuar mirë dhe ka përfituar 904 milionë në katër sektorë, si energji, mjedis, sociale dhe transport.”
Ajo pret që agjenda të stimulojë rritjen ekonomike dhe krijimn e vendeve të punës, shkruan arbresh.info.
“Është e nevojshme reforma, thjeshtësimi i reformave në treg.”
Sipas Apostolovës rezultatet paraqesin në mënyrë të qartë se lidhjet e infrastruktura janë përmirësu dhe WBIF kanë patur rol të madh.
Këto komente aio i ka bërë në tryezën e organizuar nga institute EPIK “WBIF – storie e patreguar e suksesit”.
Sa herë në dimër e ndezni ngrohjen qendrore të TERMOKOS-it, apo bëni dush në shtëpi në Prishtinë – ju jeni duke përfituar nga një instrument me emër të komplikuar “Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor”, apo shkurtë: WBIF (Western Balkan Investment Framework).
Ndërsa nëse udhëtojmë në të ardhmen, në vitin 2025, fal WBIF-it qytetarët e Kosovës do të mund të marrin trenin në Prishtinë e të udhëtojnë nga Lisbona deri në Talin. Në eventin e radhës e kthejmë vëmendjen nga një storie e pa treguar suksesi – WBIF.
WBIF është instrument kyç i zbatimi të agjendës së Berlinit – iniciativë e BE-së për avancimin e lidhjes infrastrukturore në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Portofolio momental i WBIF-it në Ballkanin Perëndimor përbehet nga 162 projekte dhe 271 grante në vlerë prej €841.7 milion, me investim të vlerësuar në 16.6 miliardë euro për gjashtë sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social, transporti dhe zhvillimi i sektorit privat.
Në Kosovë, portofolio i WBIF-it përbehet nga 19 projekte dhe 31 grante në vlerë prej €110 milion, me investim të vlerësuar në €898 milion për katër sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social dhe transporti. Investimet kyçe të WBIF-it në Kosovë janë: Projekti i Kogjenerimit në Prishtinë, Rehabilitim i Linjës X Hekurudhore; dhe Rehabilitimi I Rrjetit Ujësjellësit në Prishtinë./arbresh.info/
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...