Google ADS

Apostolova i bënë thirrje politikanëve: Mos jepni data për liberalizim, ende nuk dihet asgjë

10:52 | 10 Tetor 2018
Arbresh.info

Shefja e zyrës së BE, Natalya Apostolova në lanësimin e fushatës për liberalizimin e vizave ka thënë se Kosova ka bërë punë të paqme për të përmbushur dy kriteret e fundit për liberalizim.

“Ka miratuar marrëveshjen me Malin e Zi dhe ka përforcuar luftën kundër korrupsionit. Komisioni Evropian ia ka pranuar këto përmbushje. Megjithatë akoma s’kemi arritur në cak, vendimi përfundim tar akoma s’është marrë. Në këtë fazë nuk mund të parashikojmë se kur do ta marr këtë vendim.
Andaj bëjmë thirrje lidershipit kosovar të mos jap data të kota se kur do të ndodh”, ka thënë ajo, përcjell arbresh.info.

Apostolova ka thënë se lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdoj.

“Sundimi i ligjit duhet të forcohet që ky proces të mos vonohet. Mirëpo sot nuk duhet të flasim për data sepse këtë nuk e dimë. Sot duhet të flasim për të mirat dhe obligimet e liberalizimit që qytetarët duhet ti dijnë. Qytetarët mund të rrijnë në zonën shengen për 90 ditë. Qëllimi i udhëtimit mund të jetë për dy arsye, vizita e familjarëve, apo biznes por nuk mund të jetë për punësim ose vazhdimin e studimeve të larta. Për më tepër nëse ka keqpërdorim regjimi pa viza mund të pezullohet”, ka thënë ajo duke shtuar se do të ketë kontrollime paso të ndodh liberalizimi. “Ju keni mbështetjen e plotë për këtë proces dhe shpresoj që Qeveria do të punoj sa më shumë të dërgoj përpara reformat e reja dhe shpresoj që pritja e qytetarëve në fund të përfundoj”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme