Përkundër arritjeve, sistemi gjyqësor i Kosovës vazhdon të përballet me shumë probleme, si ai i mungesës së përkthyesve dhe mungesa e integrimit të pakicave në gjyqësor. Kështu tha shefja e Zyrës së BE-s në Kosovë, Natalyia Apostolova në tryezën e rrumbullakët “Mundësi të barabarta për komunitetet jo-shumicë në gjyqësor”.
Ajo deklaroi se Kosova ka arritur përparim dhe konsolidim në të drejtat e njeriut. Apostolova tha se gjyqësori në Veri është një arritje tjetër, por theksoi se ende ka disa mungesa thelbësore.
“Ka mungesë të përkthyesve. Hendeku mes gjuhëve është duke u rritur dhe kjo rrezikon sektorin gjyqësor dhe rrezikon Kosovën që të ketë një sistem gjyqësor monogjuhësor. Është e qartë se derisa në letër të drejtat e pakicave janë të mbrojtura mirë, kjo nuk implementohet ende. Problemi i integrimit të pakicave në gjuhësor është problem. Një çështje që politikanët në Kosovë duhet të adresojnë është qasja në drejtësi. Zyra ime qëndron e gatshme që të ofrojë mbështetje të mëtutjeshme”, tha ajo.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se krijimi i mundësive të barabarta për komunitetet jo shumicë në gjyqësor janë thelbësore për një gjyqësor të mirë. Ai foli edhe për qëllimin e kësaj tryeze, ku tha se synohet të zhvillohet edhe më tej ajo që është arritur deri më sot.
Sipas tij, është një nevojë e posaçme dhe obligim i qartë që komunitetet të mbeten të angazhuara në fushën e gjyqësorit. Ne shpresojmë se Italia, një eprspektivë negative, nuk do të jetë referencë as për Kosovën dhe askë tjetër.Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u shpreh se nga viti 2008 kur ka pasur gjykata funksionale në veri të Kosovës, viti 2017 shënon një epokë të re për sistemin e drejtësisë.
Ai përmendi disa nga të arriturat që sipas tij janë bërë në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, teksa tha se pako e ligjit të gjyqësorit mundëson fleksibilitet të degëve të gjykatave edhe në komuna të vogla.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...