Nga e hëna Gjykata e Apelit do të ketë dhjetë gjyqtarë më shumë.
Halide Reka, Drita Rexhaj, Hunaida Pasuli, Milena Djeriç, Bujar Muzaqi, Mehmet Ndrecaj, Arsim Hamzaj, Faton Ademi, Liridon Maloku dhe Enes Mehmeti, janë emrat që do t’i bashkëngjiten, gjykatës së shkallës së dytë.
Me ta numri i përgjithshëm i gjyqtarëve(përfshi edhe Divizionin në Mitrovicë) në këtë institucion arrin në 51.
Në ditën e parë të punës, gjyqtarëve të rinj, mirëseardhje ju ka uruar kryetari i Gjykatës së Apelit z. Hasan Shala.
Kryetari Shala, u shpreh optimist se më angazhimin e tyre, numri i lëndëve të pa zgjidhura, të trashëguara ndër vite, do të bije, dhe si rrjedhojë procedurat do të shkurtohen.
9 nga 10 gjyqtarët e rinj, do të punojnë në divizionin civil të Departamentit të Përgjithshëm, Ndërsa njëri nga ta, në Departamentin Ekonomik./kallxo.com/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?