Apeli lë në paraburgim personin që dyshohet për spiunazh dhe dy vepra tjera

10:10 | 24 Dhjetor 2018
V. S.

Gjykata e Apelit ka rikonfirmuar masën e paraburgimit për personin që dyshohet për tri vepra penale.

Gjykata e Apelit në Prishtinë, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.J.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, i dyshuari E.J nga ana e Prokurorisë po dyshohet për tri vepra penale të dënueshme “Falsifikim i dokumentit”,  “Prezantim i rrem” dhe  “Spiunazh”, shkruan lajmi.net.

“Në këtë mënyrë, Apeli e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 13.12.2018, sipas të cilit kjo masë llogaritet nga data 11.12.2018 dhe do të zgjasë deri me 11.01.2019”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj personit në fjalë, konform dispozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme