Gjykata e Apelit ka rikonfirmuar masën e paraburgimit për personin që dyshohet për tri vepra penale.
Gjykata e Apelit në Prishtinë, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.J.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate, i dyshuari E.J nga ana e Prokurorisë po dyshohet për tri vepra penale të dënueshme “Falsifikim i dokumentit”, “Prezantim i rrem” dhe “Spiunazh”, shkruan lajmi.net.
“Në këtë mënyrë, Apeli e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 13.12.2018, sipas të cilit kjo masë llogaritet nga data 11.12.2018 dhe do të zgjasë deri me 11.01.2019”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj personit në fjalë, konform dispozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës. /Lajmi.net/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024