Ish shefi për hetimin e krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, përfundimisht është liruar nga akuza për dy vepra penale pasi që shkalla e dytë e drejtësisë gjeti se nuk ka prova të mjaftueshme se ka kryer veprat penale për të cilat akuzohej.
Gjykata e Apelit përmes një njoftimi për media ka zyrtarizuar këtë raportim duke bërë të ditur se aktakuza për keqpërdorim të detyrës dhe pengim të provuarit ndaj Emin Beqirit është hedhur poshtë dhe kështu përfundimisht ka liruar Beqirin nga pretendimet e Prokurorisë.
“Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e avokatit mbrojtës të te pandehurit E.B.. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 25.06.2018, është ndryshuar, ashtu që aktakuza e prokurorisë, e ngritur kundër të pandehurit E.B., është hudhur dhe ndaj tij është pushuar procedura penale. Sipas kësaj aktakuze, E.B dyshohet për shkak të veprave penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ , ‘Pengim i të provuarit” si dhe ‘Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre’, i po këtij kodi”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Apelit më tej sqaron edhe arsyen se pse miratoi ankesën e mbrojtësit të Beqirit.
“Gjykata e Apelit e Kosovës ka shqyrtuar me kujdes aktakuzën e PSRK-së, aktvendimin e shkallës së parë, ankesën e mbrojtësit të pandehurit E.B. si dhe shkresat e lëndës ashtu që përkitazi me këtë të pandehur, kjo gjykatë vlerëson se nuk ka prova se i njëjti ka kryer veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në vendimin e Apelit.
Njoftimi i Apelit thekson se janë të vetëdijshëm për fazën e procedurës së kësaj lënde por kjo aktakuzë nuk ka mundur të shkojë më tej.
“Kjo gjykatë është e vetëdijshme se kjo fazë e procedurës dallon prej fazës së tretë të procedurës penale, gjegjësisht shqyrtimit kryesor ku administrohen provat dhe pastaj gjykata sipas teorisë së bindjes së lirë vendosë se cilës provë do t’ia fal besimin e cilës jo, mundësi kjo që nuk mundet të realizohet në fazën e shqyrtimit të dytë, mirëpo në rastet kur me asnjë provë nuk vërtetohen veprimet inkriminuese të pandehurit si e tillë aktakuza por edhe procedura penale nuk mund të shkojë më tutje”, thuhet në vendimin e Apelit.
Nëse do të vazhdohej më tej, sipas Apelit do të shkeleshin të drejtat që i njihen palës me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe të drejtat thelbësore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Në lidhje me të akuzuarin tjetër, Rrahim Hashimi Apeli ka njoftuar se e ka kthyer çështjen në rivendosje në shkallë të parë.
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...