Presidenti i Kosovës tha të enjten se është një “moment i mirë” për të arritur një marrëveshje këtë vit për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
Kosova përkujton shpalljen e pavarësisë së saj të vitit 2008 më 17 shkurt çdo vit. Ajo njihet nga 116 vende, por jo edhe nga Serbia.
E sipas presidentit Hashim Thaçi, gjatë një interviste për Associated Press, përcjell Telegrafi, Kosova është një histori suksesi.
“Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka përmendur mbështetjen e fortë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe premtimin e Rusisë për të pranuar një marrëveshje Prishtinë-Beograd.
Megjithatë, sipas tij, shumë sfida janë përpara, të gjitha që duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga BE me Serbinë që filloi në 2011.
Sidoqoftë, bisedimet kanë ngecur.
Siç shkruan tutje, Associated Press, vitin e kaluar Kosova vendosi të vendosë një tarifë 100 për qind të importit për mallrat serbe derisa Beogradi të njihte sovranitetin e saj dhe ndalonte ta pengonte atë nga bashkimi me organizatat ndërkombëtare.
E Serbia ka thënë se tarifa po u kushton shumë bizneseve të saj dhe nuk do të marrë pjesë në dialog derisa masa të hiqet.
Në këtë drejtim, Thaçi i kërkoi qeverisë së tij që të pezullojë përkohësisht tarifën, por tha gjithashtu se Serbia nuk duhet ta bëjë atë një kusht të rifillimit të dialogut.
Por, gjithmonë sipas Associated Press, derisa Uashingtoni ashtu edhe Brukseli kanë kërkuar një fund të taksës, Prishtina nuk ka reaguar deri më tani.
“Kryeneçësia e Kosovës duket se ka zemëruar Uashingtonin, partnerin më të madh strategjik të Kosovës. Një gjeneral i ushtrisë i cili do të vizitonte Kosovën për përvjetorin e 11-të të pavarësisë, anuloi udhëtimin e tij”, shkruan AP.
“Por nuk ka ftohje (nga SHBA) ndaj Kosovës si një vend apo popullsi”, konsideron Thaçi.
Në fund të shkrimit, AP rikujton se Bashkimi Evropian i ka thënë Serbisë dhe Kosovës që ata kanë nevojë për të zgjidhur dallimet e tyre përpara se të hyjnë në BE.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...