Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga ambasadori i Kinës në Beograd, Li Manchang ta njoftojë Qeverinë e Kinës për situatën në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga ambasadori i Kinës në Beograd, Li Manchang ta njoftojë Qeverinë e Kinës për situatën në Kosovë.
Vuçiq ka njoftuar ambasadorin për sipas tij rrezikun e formimit të ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor.
Dhe, ai kërkoi prej tij që si mik i Serbisë të njoftojë rregullisht krerët e shtetit kinez për situatën në Kosovë, ka bërë të ditur kabineti i Vuçiqit, transmeton lajmi.net.
“Është shumë e qartë se paralajmërimi për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe insistimi për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia, kanë synim dëbimin e serbëve nga Kosova, sepse ua pamundësojnë jetesën”, deklaroi Vuçiq.
Ai ka paralajmëruar se sjellja e papërgjegjshme e Prishtinës mund të sjellë një katastrofë sepse Srbia nuk mund të qëndrojë e qetë karshi përuljes së popullit të saj.
Dhe, ai ka kërkuar që Kina ta shfrytëzojë ndikimin e saj dhe t’i ndihmojë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit. Ambasadori Li ka thënë se Kina e kupton ngjarjen në Kosovë dhe se politika e Serbisë dhe presidentit Vuçiq u pengon faktorëve të caktuar në politikën ndërkombëtare, thuhet më tutje në njoftim, përcjell lajmi.net.
“Për Kinën, Kosova është pjesë e Serbisë dhe kërkojmë respektimin e integritetit dhe sovranitetit territorial të saj”, u shpreh Li Manchang. /Lajmi.net/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?