“Çdo idiot me një hartë dhe një pushkë po emocionohet,” thotë një zyrtar ndërkombëtar në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, akoma e mbrojtur nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara, dhjetë vitë pasi në mënyrë të njëanshme deklaroi pavarësinë e saj nga Serbia. Serbët dhe shqiptarët kanë mbetur të çoroditur teksa liderët e tyre kohët e fundit kanë diskutuar të shkëmbejnë pjesëza territoresh të populluara nga dhjetëra mijëra njerëz. Është një ide që po rrit shpresa dhe frikëra përgjatë Ballkanit dhe po provokon trazira politike në Kosovë.
Kur Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia u shpërbënë në vitin 1990, shtetet e tyre përbërës të gjithë u pozicionuan me kufijtë ekzistues. Por nëse Kosova dhe Serbia do t’i rivijëzonin kufijtë e tyre, ose vijat etnike, do të ishte një ndryshim i madh dhe me shumë gjasa destabilizues për rajonin. Do të nënkuptonte për shembull, që lideri i serbëve të Bosnjës mund të deklaronte kërkesat e tij për pavarësi duke argumentuar se kufijtë e vjetër të brendshëm të Bosnjës tani janë penetruar, kështu e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Bosnjën. Kjo do të rrezikonte një luftë të re.
Thuajse pa u vënë re fare, një ndryshim i parë kufijsh etnikë po ndodh. Më 12 shtator, bashkia e Graçanicës, një territor me shumicë serbe në Kosovë, votoi për t’i dorëzuar pjesë të territorit një distrikti fqinj me shumicë shqiptare. Kjo ngjarje ka ndryshuar propocionet e serbëve dhe shqiptarëve në Graçanicë, pra kjo është një mënyrë e serbëve për të hequr qafe shqiptarët. Ndryshimi i kufijve të dy shteteve nuk do të jetë aq i lehtë. Është gjithashtu shumë kontraversal. Do të ishte siç argumentoi në një editorial të hapur ‘New York Times’, “një formë paqësore e spastrimit etnik” dhe “gjëja e duhur për t’u bërë”.
Më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës janë me etni shqiptare dhe mbase vetëm 5% janë serbë. Serbia nuk e njeh Kosovën dhe e përjashtuar nga OKB, shtetësia e saj është gjithashtu e refuzuar nga disa vende përfshirë, Spanjën dhe Rusinë.
Esenca e marrëveshjes është që serbët që banojnë në veri të Kosovës, të cilët qeveria në Prishtinë nuk i kontrollon, duhet të rikthehen nën sundimin serb. Në shkëmbim Serbia do t’i japë Kosovës Luginën e Preshevës në Serbinë Jugore, e cila dominohet nga etnikë shqiptarë, dhe do të njohë Kosovën.
Një pjesë e marrëveshjes duhej të përfshinte Rusinë dhe Kinën që të hiqnin dorë nga e drejta e vetos për anëtarësimin në OKB të Kosovës.
Në gusht, kur shqiptarët e Kosovës ishin në shtëpi për pushime, Lugina e Preshevës po gumëzhinte. Prindërit u shpërngulën në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë te fëmijët e tyre. Shqiptarët e zonës janë të emocionuar për mendimin e të jetuarit në një shtet me bashkëatdhetarët e tyre në Kosovë. Serbët e zonës mendojnë se nuk do të ndodhë kurrë. Pavarësisht gjithçkaje, thotë një 22 vjeçar me emrin Marko që drejton një dyqan ushqimesh, serbët dhe shqiptarët nuk i kanë zgjidhur kurrë mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, pra përse duhet të fillojnë tani? Aty pranë, buldozerët po mbaronin autostradën që kalon përmes luginës përgjatë hekurudhës. Këto linja transporti lidhin Serbinë me Europën qëndrore dhe Greqinë. Zor të besohet se Serbia do të heqë dorë nga ajo.
Në Kosovë, Babin, fshati me shumicë serbe shtrihet në një kodër me pamje nga fushëbeteja kur serbët humbën betejën e famshme ndaj turqve në 1389. Nuk është në veri, zona e cila do të bëhej pjesë e Serbisë sërish. Shumica e 120,000 serbëve të Kosovës nuk jetojnë në veri kështu që ata janë të tmerruar nga ideja se Serbia do të hiqte dorë nga ata. At Sava, abati i manastirit mesjetar serb të Kosvës në Visoki të Deçanit ka bërë fushatë me zë të lartë kundër ndarjes. Për këtë arsye ai ka fituar armiqësinë e shtypit që kontrollohet nga qeveria serbe, qe e kanë cilësuar atë si tradhtar.
Në Pasjanë, një tjetër fshat serb i Kosovës, është një rrugë që mban emrin Dobrica Kosiç, një novelist influencial që vdiq në 2014. Ai e cilësoi Kosovën dhe shqiptarët si një kancer që ka nevojë të hiqet me një operacion ndarjeje.
Bashkimi Europian dhe Amerika më parë e kanë refuzuar ndryshimin e kufijve me baza etnike, duke menduar se do ta destabilizonte rajonin. Tania ata i kanë dhënë dritën jeshile presidentit të Kosvës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij, Aleksandër Vuçiç, për të parë nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje. Prapëseprapë do të jetë e vështirë, në mos e pamundur. Më 7 shtator z.Vuçic refuzoi ta takonte z. Thaçi në një takim të mbështetur nga BE në Bruksel. Më pas ai shkoi në Kosovë dhe lavdëroi Sllobodan Millosheviçin, liderin serb të kohës së luftës, i cili i shtypi etnikët shqiptarë dhe më pas spastroi etnikisht qindra mijëra prej tyre gjatë luftës së Kosovës.
Z.Vuçiç do një garanci se, nëse do të ketë një marrëveshje, pas kësaj ngjarjeje do të pasojë anëtarësimi në BE i Serbisë. Kjo është një garanci që BE nuk mund ta japë. Por është e qartë që edhe ngritja e kësaj çështjeje për diskutim ka hapur perspektiva të reja për rajonin. “Ka gjithmonë mundësi të reja,” thotë një lider veteran shqiptar i Kosovës. Ai thotë se nëse Kosova nuk njihet nga Serbia dhe nuk i bashkohet OKB, në vend të kësaj mund të bashkohet me Shqipërinë. Disa nacionalistë serbë që e kuptojnë se e kanë humbur Kosovën mund ta mirëpresin këtë gjë. Nëse do të kishim një Shqipëri të madhe ata mund të kërkojnë një Serbi të madhe duke pretenduar pjesën serbe të Bosnjës, për të cilën z.Millosheviç luftoi një luftë.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...