Në emisionin “Debat Plus” është diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë dhe takimin e fundit Thaçi- Vuçiq.
Analisti Astrit Gashi ka thënë se nga ajo që po shihet Vuçiqit i ka dhimbtë vendosja e taksës nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Vuçiqit po duket që i ka dhimbtë taksa prej 10% ndaj mallrave Serbe si dhe formimi i ushtrisë së Kosovës. Kam frikë se kjo mos është një spektakël”, tha Gashi.
Gashi ka thënë se megjithatë edhe Thaçi edhe Vuçiqi kanë interesa të përbashkët arritjen e një marrëveshje përfundimtare, pavarësisht nëse ata kanë debatuar edhe para zonjës Mogherini.
“Këta mund të mos dakordohen për disa çështje, por në esencë ata brenda mandatit të tyre duhet të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për Kosovën”, deklaroi Astrit Gashi.
Për analistin Ilir Mirena deklaratat nervoze të Thaçit dhe Vuçiqit janë më shumë si spektakël se sa një tension i vërtet.
“Unë pashë që dialogu po fillon të intensifikohet, por nuk shoh ndonjë dramaticitet edhe pse protagonistët dukeshin si të tensionuar…E kemi thënë edhe më herët që dialogu po shkon sipas një agjende”, tha Mirena.
Mirena Thotë se zhvillimet interesante janë duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, pasi zyrtarët e LDK-së janë shprehur të gatshëm për një konsensus ndërpartiak për të miratuar një rezolutë që do ta ndalte Thaçin që të bisedojë për kufijtë.
Ndërsa analisti Imer Mushkolaj ka thënë se procesi i bisedimeve është duke vazhduar dhe se Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar që ka menduar se i ka ndalë bisedimet pas protestës së zhvilluar.
“Procesi nuk është ndalë, as Thaçi nuk është ndalë, dialogu po vazhdon sipas dinamikës së paraparë”, deklaroi Mushkolaj.
Mushkolaj thotë se edhe nëse Kosova shkon në zgjedhje parlamentare, Thaçi vazhdon të jetë në detyrën e presidentit.
“Pavarësisht se Thaçi nuk e ka marrë një vizë nga Kuvendi, bisedimet po vazhdojnë”, tha Imer Mushkolaj.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...