Google ADS

Analistët: PDK-ja nuk do të ketë sukses me zgjedhjet e reja brenda partisë

08:07 | 10 Prill 2019
V. S.

Në tetor të vitit të kaluar, Partia Demokratike e Kosovës, kishte shpallur zgjedhjet e brendshme partiake në të gjitha degët dhe nëndegët e saj.

E për përfundimin e këtyre zgjedhjeve ishte deklaruar se do të ndodhë në fund të vitit të kaluar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe njësoj është duke ndodhur edhe tani.

I kontaktuar nga portali Arbresh.info, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se rreth 80% e zgjedhjeve në nivelet e degëve dhe nëndegëve kanë përfunduar, ndërsa për pjesën e mbetur kanë mbetur edhe 3 ose 4 javë deri në përfundim.

Procesi i zgjedhjeve te brendshme ne PDK është duke rrjedhur sipas planifikimeve. Rreth 80% e zgjedhjeve ne nivelet e nëndegëve dhe te degëve tashmë kanë përfunduar dhe pjesa e mbetur do të përmbyllet gjatë 3-4 javëve të ardhshme”, u shpreh Krasniqi për portalin Arbresh.info

Ndërsa fundi i muajit maj ose fillimit të qershorit, mund të jetë koha për përcaktimin e Konventës.

Me pas, do të përcaktojmë datën e Konventës qe mund të jetë në fund të Majit ose në fillimit të Qershorit”, tha deputeti Krasniqi për arbresh.info.

Sa i përket zgjedhjeve të reja brenda këtij subjekti, analistët politik vlerësojnë se PDK-ja nuk do të ketë sukses nëse vazhdon të varet nga strukturat e vjetra brenda partisë.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Leon Duhanaj, tha për portalin Arbresh.info se ky subjekt duhet të shpreh gatishmërinë që t’u jap hapësirë gjeneratave të reja, sepse sipas tij, nëse brenda këtij subjekti dominon struktura e Presidentit Thaçi, PDK-ja do të dështojë edhe në zgjedhjet në vend.

Kur flasim për zgjedhjet e brendshme në PDK, duhet ta kemi parasysh një gjë. Të gjitha prurjet e reja, të cilat kanë ndodhur dhe jo pak, kanë qenë në një formë apo tjetrën klasë e dytë në parti, pas komandantëve. Me ardhjen e z. Veseli në krye të partisë, është vërejtur një përpjekje paksa me ndryshe nga ajo e z. Thaçi. Kryetari Veseli, për mendimin tim ka qasje, synime dhe përpjekje, për ta ndryshuar PDK-në për t’mirë”, u shpreh Leon Duhanaj.

Sipas Duhanaj, këto zgjedhje do të sjellin prurje të reja në parti, nëse do të ju jepet hapsira e duhur

Edhe zgjedhjet e brendshme të cilat kanë filluar që moti, e së pari me rininë e pastaj ato të përgjithshme konsideroj që do të sjellin prurje të reja në parti, por për t’ia arritur që këto prurje të tregojnë edhe rezultat konkret, duhet t’u jepet hapësira e dukur. Kam përshtypjen se z. Veseli e ka ketë qëllim, që ta freskoj dhe rigjallëroj partinë, por se sa do ketë sukses, varët edhe nga strukturat e vjetra aktive, të cilat edhe pse shumë të amortizuara dhe të harxhuara politikisht, nuk duket të ketë gatishmëri të listojnë hapësirën për të rinjtë, deklaroi Duhanaj,

Ai në fund u shpreh se është  i bindur se nëse ndodhin zgjedhje në vend dhe PDK- shkon në zgjedhje pa e arritur ndryshimin apo edhe nëse me zgjedhjet e mbrëmshme prap do të dominojë struktura e Thaçit, dhe se nuk besoj që do t’u shkojë mbarë u shpreh në fund ai.

Ndërkaq në anën tjetër analistin tjetër, Blerim Burjanin, nuk pajtohet me këto zgjedhje sepse sipas tij është e kotë edhe nëse PDK-ja sjell prurje të reja brenda partisë, pasi siç thotë ai, ky subjekt politik e vazhdon me sundimin e vjetër.

 “Nuk ia vlen prurje te reja me sundim te vjetër servil, kjo është mashtrim për të gjithë ata që janë në këtë parti, aty është një strukturë e pakët që vendos për politikë të madhe. Ky subjekt politik ka pas përlotë prurje mediale por ata njerëz nuk shihen kund se janë ne këtë subjekt, e  në këtë subjekt hyn te gjithë interesa personale, duke e ditur se ky subjekt nuk ofron poste politike dhe ndryshim të Qeverisjes por hyn njerëz me kërkesa individuale për te përfituar në poste ambasadori” tha ai.

Në fund analisti Burjani, për Arbresh.info tha se nuk ekziston ndjenja e reformës në këtë e subjekt dhe se ideja është që njerëzit sundimtar të këtij subjekti te ruajnë pronat e fituara të paligjshme, merren me patriotizëm dhe përfitime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme