Paskal Milo, ish-ministër i Punëve të Jashtme, e komenton letrën e Uashingtonit për udhëheqësit e Kosovës si një situatë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Kur flasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e Kosovës dhe për Kosovën, në Prishtinë patjetër që duhet të mendohen mirë. Shpresoj që të ketë gjatë ditëve në vijim një analizë dhe një qëndrim të urtë, të dobishëm, të dhimbshëm, por të domosdoshëm nga autoritetet e Kosovës, me qëllim që t’i rihapin rrugë procesit të dialogut”, tha Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm.
Si “të pritshëm”, e quan këtë reagim të Departamentit amerikan të Shtetit, analisti Afrim Krasniqi.
“Fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin këtë veprim diplomatik tregon që është thyer një pjesë e dosjes së rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe. Sa herë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë sugjerime, bëjnë rekomandime dhe kërkojnë diçka, e çuditshme që politikanët shqiptarë refuzojnë të ndjekin këshillën e amerikanëve”, tha Afrim Krasniqi, nga Instituti i Studimeve Politike.
Ndërsa Agim Nezho, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA, thotë se kjo letër është një presion ndaj Kosovës për të përmbyllur dialogun me Serbinë.
“Mendoj që presioni është i drejtë në kuptimin që filloni dhe lëvizni. Ajo që ka rëndësi për amerikanët, e këtë duhet ta kuptojnë edhe politikanët në Kosovë, është të mos ketë qëndrime politike për gjërat që ndodhin midis dy vendeve, por kjo të trajtohet në aspektin normal ose të diskutohet, të negociohet”, tha Agim Nezho.
Arben Çejku, që ka shërbyer si ambasador në Kosovë në vitet 2005-2009, shprehet se një përplasje e tillë nuk i leverdis aspak Prishtinës.
“Kosova nuk do ta mbajë dot gjatë presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më vjen keq që flas me këtë gjuhë, sepse nuk ka qenë e nevojshme që të sillet diplomacia amerikane nga ky këndvështrim me Kosovën. Partia nga e cila vjen Thaçi do të ketë një reflektim në raport me kryeministrin Haradinaj, i cili nga ana tjetër ka shkuar shumë larg në qëndrimet e tij për taksën, por edhe për çështje të tjera të brendshme”, tha Arben Çejku, ish-ambasador në Kosovë./tch
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...