Lista Serbe është instrument i Beogradit dhe nuk punon pa dirigjimin e saj, mirëpo kjo parti nuk është faktor për rrëzimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kështu vlerësuan njohës të kësaj fushe në një prononcim për Telegrafin, duke shtuar se për rrëzimin e qeverisë ekzistojnë disa procedura që duhet ndjekur me ligjet e Kosovës.
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se Lista Serbe është instrument i Beogradit dhe nuk punon pa dirigjimin e saj.
Sipas tij, Lista Serbe ka kohë që është edhe s’është pjesë e qeverisë Haradinaj.
Ai theksoi se situata në Kosovë i konvenon Beogradit dhe Listës Serbe pasi janë si faktorë në “hije”.
“Që gjashtë muaj u bë që edhe janë edhe s’janë në qeveri. Besoj që kjo situatë i konvenon Beogradit dhe Listës Serbe, janë njëfarë faktori në hije dhe nuk e di se çfarë do të ndërmarrin…”, u shpreh Maliqi.
Edhe analisti Ramush Tahiri tha se edhe nëse Lista Serbe largohet nga koalicioni qeverisës, qeveria nuk bie.
Ai tha se ka procedura për t’u rrëzuar qeveria nga pushteti.
“Nëse Lista Serbe jep dorëheqje, qeveria nuk bie. Qeveria mund të bjerë në formë ligjore. Ramush Haradinaj ka thënë se do ta çoj mandatin deri në fund”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.
Ndryshe, mbrëmë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini është diskutuar për transformimin e FSK-së në Ushtri. Në këtë emision është diskutuar edhe për mundësinë e largimit të Listës serbe nga Qeveria për shkak të krijimit të Ushtrisë. /Telegrafi/
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...