Google ADS

Amerika ndriçon qiellin e Prishtinës me fishekzjarrë

22:09 | 4 Korrik 2019
Arbresh.info

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka përuruar hapjen e objektit e saj.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka ndriçuar qiellin e Prishtinës duke hedhur me qindra fishekzjarrë me rastin e hapjes së ambasadës së re të saj dhe 243-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Ambasada e SHBA-së ka hedhur fishekzjarrë lidhur me shënimin e Ditës së Pavarësisë së saj dhe hapjes së ambasadës së re në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Pjesë e kësaj ngjarje janë shumë liderë të Kosovës dhe zyrtarë nga Departamenti i Shtetit të Amerikës.

Më poshtë keni një video nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme