Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se dy shqiptarë nga Kosova janë rrahur brutalisht, në natën e së dielës, në Serbi.
Ata janë sulmuar, në një rrugë, në qytetin e Novi Sadit. Që të dy janë furrtarë, nga Hasi i Kosovës
Gazeta Express ka raportuar më herët për identitetin e njërit prej kosovarë të sulmuar në Serbi. Bëhet fjalë për Çlirim Malokun, i cili në qytetin serb ka shkuar vetëm pak kohë më parë, për të punuar.
Çitaku ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se Maloku është sulmuar për shkak se ka folur shqip në qytetin serb.
“Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare. Sot ai po lufton për jetën e tij. Merreni me mend”, thuhet në shkrimin e saj. /Express/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...