Shefja i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova do të lansoj një seri debatesh të quajtura ‘Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore’.
Bisedimet do t’i japin mundësi qytetarëve të Kosovës që përfaqësojnë grupe të ndryshme të interesit të flasin për çështjet gjinore.
Sesionet do të përfshijnë tema të tilla si gratë në proceset vendimmarrëse, qasja në drejtësi, përfaqësimi politik dhe zgjedhjet, edukimi për barazi gjinore.
Biseda e parë do të zhvillohet sot në Qendren Kulturore dhe Informative të BE-së me temën: Gjinia dhe Njerëzit me Nevoja të Veçanta.
Debati do të pasohet me hapjen e ekspozitës me fotografi nga shfaqja e modës “Bukuria brenda të gjithë neve”.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...