Ai përmend disa mësime në procesin e paqes, duke kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve.
“Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, jemi shumë të lumtur që takimi i Berlinit nuk e ka mbështetur këtë. Duhet të punojmë në çështjet që nuk janë zgjidhur. Në Ballkan nëse prekni kufijtë nuk është gjë e mirë, dhe uroj të largohet gjithmonë si ide,” është shprehur Lebet.
Ai vlerëson se është e nevojshme të fillohet një proces i normalizimi. Sipas tij, nënshkrimi i një marrëveshje nuk është përfundimi i një procesi të normalizimit.
“Për një marrëveshje që të implementohet, nevojiten detaje. Marrëveshja e Brukselit kanë qenë ka dy faqe. Çfarëdo zgjidhje merr kohë, dhe duhet të detajohet. Faktori i fundit është zotimi politik dhe ta kthejmë një faqe të re në histori,” është shprehur ambasadori Lebet.
Këto komente ai i ka bërë në tryezën me temën “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit” e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës./arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...