Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka mbajtur një konferencë me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë krerë të pozitës dhe opozitës si dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raporton arbresh.info.
Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad ka thënë se një dialog i suksesshëm është komponent kryesor në forcimin e të ardhmes së vendit.
“Shumica e qytetarëve është se e mbështesin dialogun dhe duan të vazhdohet. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pasi që ka qëndruar në pritje po vështirësohet që të ketë progres dhe të arrihet një marrëveshje finale. Kosova dihet ta ketë më shumë konsensus për dialogun dhe mbështetje duhet të kenë institucionet shtetërore. Duhet përfshihen të gjithë edhe shoqëria civile. Jo të gjitha partitë mund të jenë pjesë e dialogut por mund të jepen rekomandime përmes seancës”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia