Google ADS

Ambasadori norvegjez në Serbi: Ajo që Prishtina po bën paraqet rrezik

11:53 | 7 Dhjetor 2018
arbresh.info

Ajo që Prishtina po bën tani paraqet rrezik, vlerëson ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad dhe shton se autoritetet shqiptare janë paralajmëruar qartë për këtë.

Diplomati norvegjez nuk përjashton mundësinë që Kuvendi i Kosovës të vendosë për formimin e ushtrisë më 14 dhjetor, por konsideron se çështja kryesore është ajo se çka do të bëjë ushtria më pas.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve të NATO-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme