Ambasadori i Britanisë i’a thotë në fytyrë kryeministrit Haradinaj: Punësimi me të njohshëm po e mbyt shtetin  

11:42 | 24 Gusht 2018
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’ Connell, ka thënë se nepotizmi, sikurse edhe fenomenet tjera negative, po e dëmtojnë Kosovën.

Kosova ka thënë ai “duhet t’i thyej praktikat dhe kulturën e nepotizmit”. Sipas tij, nëse në Kosovë vazhdon kultura e nepotizmit, kjo do të paraqiste dështim për vendin, raporton Arbresh.info.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme