Google ADS

Ambasadori gjerman: Procesi i Berlinit është drejtimi për në BE

11:03 | 6 Qershor 2019
arbresh.info

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, thotë se Procesi i Berlinit është drejtimi për në Bashkimin Evropian.

“Është sukses i madh kur e shikojnmë bashkëpunimet sa i përket gjërave që të bëhen në terren. Komisioni Evropian po mundohet që të gjejnë mënyrën më të mirë si të planifikojnë dhe realizojnë në terren. Procesi i Berlini është drejtimi për në BE. Këtë vit do të shohim bashkëpunimin 20 vjecarë të Gjermanisë me Kosovën”, është shprehur Heldt, shkruan arbresh.info.

Ai shton se kanë përgjegjësi para taksapaguesev evropian që gjërat të kryhen si duhen dhe se implementimi është në linjë me institucionet e tyre.

Këto komente ai i ka bërë në tryezën e organizuar nga institute EPIK “WBIF – storie e patreguar e suksesit”.

Sa herë në dimër e ndezni ngrohjen qendrore të TERMOKOS-it, apo bëni dush në shtëpi në Prishtinë – ju jeni duke përfituar nga një instrument me emër të komplikuar “Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor”, apo shkurtë: WBIF (Western Balkan Investment Framework).

Ndërsa nëse udhëtojmë në të ardhmen, në vitin 2025, fal WBIF-it qytetarët e Kosovës do të mund të marrin trenin në Prishtinë e të udhëtojnë nga Lisbona deri në Talin. Në eventin e radhës e kthejmë vëmendjen nga një storie e pa treguar suksesi – WBIF.

WBIF është instrument kyç i zbatimi të agjendës së Berlinit – iniciativë e BE-së për avancimin e lidhjes infrastrukturore në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Portofolio momental i WBIF-it në Ballkanin Perëndimor përbehet nga 162 projekte dhe 271 grante në vlerë prej €841.7 milion, me investim të vlerësuar në 16.6 miliardë euro për gjashtë sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social, transporti dhe zhvillimi i sektorit privat.

Në Kosovë, portofolio i WBIF-it përbehet nga 19 projekte dhe 31 grante në vlerë prej €110 milion, me investim të vlerësuar në €898 milion për katër sektorë: energjia, mjedisi, sektorë social dhe transporti. Investimet kyçe të WBIF-it në Kosovë janë: Projekti i Kogjenerimit në Prishtinë, Rehabilitim i Linjës X Hekurudhore; dhe Rehabilitimi I Rrjetit Ujësjellësit në Prishtinë./arbresh.info/

Të ngjashme