Ambasadori i Republikës së Gjermanisë, Christian Heldt në promovimin e fushatës për liberalizimin e vizave ka thënë se Kosova ka bërë hapa të shumtë në këtë proces.
“Jemi në fazën e fundit dhe të jeni të sigurt qe ky do të jetë një vlerësim i drejt por i rreptë dhe ju kërkoj durim që të respektoni vendimin autonom të secilit shtet anëtar. Është në interes të Kosovës që ky vlerësim të qojë në rezultatin që të gjithë e presim, pa viza”, tha ai, përcjell arbresh.info.
Heldt ka thënë se kjo fushatë është jetike për këtë proces.
“Është kërkese nga BE që një fushatë e tillë të mbahet në vendin që është i gatshëm për liberalizim. Shtetet e zonës shengen duhet të sigurohen se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se çka guxojnë të bëjnë e çka jo në zonën shengen. Nuk e dimë se kur do të jenë këto afate, ju lutem mos na kërkoni të japim afate sepse duhet të shohim se çka do të vendosin shtetet anëtare. Ne jemi të bindur se e meritoni këtë liri të lëvizjes”, ka thënë ai.
Sipas tij politika duhet të vazhdoj procesin e reformave.
“Procesin e respektimeve të ligjeve dhe ky do të jetë një momentum edhe për shtetet anëtare. Gjermania do të ju përkrah në këta hapa”, tha ai./arbresh.info
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...