Ambasadori francez në Beograd, Frederik Mondoloni, ka ripërsëritur se qëndrimi i shtetit të tij është se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një zgjidhje e cila është e qëndrueshme dhe definitive, dhe e cila do të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit në regjion.
Si problem kryesor në dialogun Kosovë-Serbi, Mondoloni e ka cilësuar mos implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, transmeton lajmi.net.
“E kemi bërë të qartë që implementimi i marrëveshjeve të arritura pesë vjetë më parë është shumë i rëndësishëm. Të dy palët kanë marrë disa vendime dhe obligime mbi veten. Ne po ashtu u kemi bërë thirrjeve autoriteteve në Prishtinë që të shkojnë më shpejtë në krijimin e Asociacionit”, ka thënë ambasadori francez.
Ai ka folur edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë si dhe afatin kohor brenda të cilit duhet të arrihet kjo zgjidhje, duke thënë se një e tillë nuk ekziston dhe se palët duhet të punojnë që marrëveshja të finalizohet me normalizim definitiv të raporteve.
“Ne jemi të vetëdijshëm që kjo është një çështje e ndjeshme. Është kurajuese për ne që po flasim për të gjitha mundësitë. Është e qartë që ne po flasim për një proces definitiv që mund të dërgojë në normalizimin e raporteve mes dy vendeve”, ka thënë ai.
Kujtojmë, se në lidhje me qëndrimin e Francës për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Kosovës kishte thënë se e ka përkrahjen e presidentit francez, Emanuel Macron.
Macron pritet ta vizitojë Serbinë në ditët në vijim, ku temë diskutimi do të jetë edhe Kosova./Lajmi.net/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...