Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar sot një vizitë në xhaminë Mehmet Pasha – Bajraklia, në Prizren.
Ai, u mirëprit, nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim ef. Berisha.
Gjatë takimit në brendësinë e xhamisë, ambasadori Kosnett, e vlerësoi kontributin e Këshillit të BI-së Prizren, për shoqërinë, si dhe për zhvillimin e bashkëjetesës e të tolerancës ndërfetare e ndëretnike. Nga ana e tij, kryetari Berisha, e uroi për detyrën e re, ambasador në Prishtinë, si dhe i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e madhe ndaj Kosovës, e posaçërisht për ngjarjen e fundit, për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.
Ambasadori Kosnett, e vizitoi edhe mauzoleun e Mehmet Pashës.
Në fund, Kryetari Berisha dhe ambasadori Kosnett, shkëmbyen nga një dhuratë simbolike.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...