Ambasadori amerikan: SHBA dhe BE të bashkuara për largimin e 100 për qindëshit

18:02 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit, Kyle Scott theksoi se SHBA-të dhe BE janë të bashkuar në temën e tarifave dhe mendojnë se duhet të shfuqizohen.

Scott foli me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili kërkoi nga Scott që ta përdorë ndikimin e tij politik dhe paralajmëroi Kosovën se lëvizjet e tilla kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, transmeton lajmi.net.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është e vetmja mënyrë për stabilitetin dhe prosperitetin”. Krerët e SHBA-ve dhe BE-së janë të bashkuar në qëndrimin se taksa duhet të shfuqizohet.

Scott gjithashtu ka njoftuar formimin e ushtrisë së Kosovës të cilën Serbia e sheh si një masë të re të rrezikshme në dëm të sigurisë dhe stabilitetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme