Ambasadori amerikan kritikon Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin

17:31 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett përmes profilit të tij zyrtar në Twitter ka kritikuar Ministrin e Drejtësisë nga radhët e PDK-së Abelard Tahirin.

Kosnett ka shkruar se Ministri Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e njohur si ‘Rasti i Kukësit’.

“Ministri i Drejtësisë nënshkroi lirimin e një të dënuari për krime lufte, i dënuar me 15 vjet burgim në rastin e Kukësit, i cili ka vuajtur dënimin më pak se 12 muaj në 3 vitet e kaluara. Abuzimi i rregullt nga kriminelët me lidhje të mira të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen” ka shkruar ambasadori amerikan Kosnett.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme