Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka pritur sot në shtëpinë e tij ambasadorin e Francës dhe të Italisë. Thotë se me ta bisedoi për dialogun me Serbinë dhe se diplomatët e huaj i kanë kërkuar rol aktiv të partisë së Mustafës.
Mustafa ka shkruar në Facebook se sot ka takuar ambasadorin francez, Dider Chabret dhe atë të Italisë, Pero Cristoforo Sardi, transmeton Gazeta Express.
Dialogu me Serbinë, Mustafa shkruan se ka qenë tema kryesore e diskutuar me ambasadorët.
Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook.
Sot, kisha kënaqësinë të pres në vizita të ndara ambasadorin e Francës, z. Didier Chabret dhe ambasadorin e Italisë, z. Piero Cristoforo Sardi. Para dy dite, po ashtu, takova ambasadorin e Norvegjisë, z Per Strand Sjaastad. Biseduam për ecuritë e fundit politike në Kosovë, pikëpamjet dhe këndvështrimet e LDK-së për dialogun dhe rolin e saj si parti më e madhe politike në Kosovë. Shpreha qëndrimin e qartë të LDK-së se vetëm përmes dialogut mund dhe duhet të zgjidhen çështjet me fqinjët dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Se, LDK është e përkushtuar që dialogu të zhvillohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira të parakohshme. E shtruam nevojën që ky dialog të jetë transparent, të ketë pajtueshmëri dhe përfshirje sa më të gjerë, të përcaktohet formati, përmbajtja dhe objektivat që duhet të arrihen. Theksuam se për LDK-në është e papranueshme të shtrohet çështja e kufijve ashtu siç është i papranueshëm një asociacion apo formë tjetër e autonomisë me kompetenca ekzekutive. Ambasadorët shfaqën interesimin e tyre dhe gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që të përkrahin Kosovën në rrugën e sajë eurointegruese, pjesë e rëndësishme e së cilës është normalizimi sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Serbinë, duke u shprehur për nevojën e një roli sa më aktiv të LDK-së. Në takim morën pjesë edhe z. Avduullah Hoti, shef i grupit parlamentar të LDK-së dhe znj. Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist