Kompania “B.S.B Aviation” ka hapur konkurs për pranimin e 2 mijë qytetarëve nga Kosova për tu punësuar në Aeroportin e Hamburgut.
Kjo ka bërë që shumë të rinjë të mësyjnë Prizrenin, aty ku edhe kjo kompani vepron. Mirëpo, kompania në fjalë ka ngritur shumë dyshime që mund të jetë edhe mashtruese.
Kjo për shkak se kjo kompani jo vetëm që nuk figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, por edhe në faqen e saj në Facebook nuk ka shumë të dhëna lidhur me veprimtarinë e saj.
Indeksonline ka kontaktuar Ambasadën Gjermane në Prishtinë për të pyetur lidhur më shumë për kompaninë në fjalë dhe veprimtarinë e saj.
Mirëpo, Ambasada Gjermane nuk e njeh fare këtë kompani.
“Kompania në fjalë nuk është e njohur për Ambasadën Gjermane”, kanë thënë shkurt zyrtarë të kësaj ambasade për Indeksonline.
Indeksonline ka dërguar pyetje edhe në adresë të Aeroportit të Hamburgut, aty ku po planifikohen të dërgohen aplikuesit për punë, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Në një kërkim në Google, B.S.B del të jetë një kompani me seli në Singapor e cila merret me shitjen e pjesëve të avionit.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...