Ambasada Amerikane: Të gjithë humbëm me rezultatin për Interpol

10:36 | 20 Nëntor 2018
V. S.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka lëshuar një deklaratë pas dështimit të Kosovës që të anëtarësohet në Interpol.

Në këtë deklaratë, Ambasada thotë se Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, me një histori të dëshmuar për të ndihmuar zhbërjen e terroizmit ndërkombëtar, krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe rrjeteve të kontrabandës me njerëz.

“Shumica e vendeve e panë këtë dhe e mbështetën aplikacionin e Kosovës për t’iu bashkuar Interpol-it në sytë e një fushate, të drejtuar nga Serbia, për t’u bërë presion shteteve që ta kudnërshtojnë aplikacionin e Kosovës. Mbështetja e Kosovës në Interpol nuk ka qenë asnjëherë për njohjen e pavarësisë së Kosovës por për forcimin e bashkëpunimit global dhe mbylljen e një hendeku kritik të sigurisë në Ballkan. Me këtë rezultat kemi humbur të gjithë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Kosova nuk merr votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme