Google ADS

Alma Lama: Haradinaj po paguan çmimin që u pozicionua fuqishëm kundër ndarjes së Kosovës

17:17 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Ajo përmes një postimi në facebook ka thënë se Haradinaj po e paguan çmimin pasi u pozicionua kundër ndarjes së Kosovës.

“Kryeministri Ramush Haradinaj po paguan cmimin qe u pozicionua fuqishem kunder skenarit te ndarjes se Kosoves”, ka shkruar Lama.

Postimi i plotë i saj:

Kryeministri Ramush Haradinaj po paguan cmimin qe u pozicionua fuqishem kunder skenarit te ndarjes se Kosoves.

Ai ishte barriera me e fuqishme kunder ketij skenari.

Populli i Kosoves duhet ta dije se Vucicit i eshte premtuar Veriu megjithe Mitrovice.

Populli i Kosoves duhet t’i dale zot territorit te tij dhe ta ndale kete skenar te erret me pasoja deri dhe ne shuarjen e shtetit te Kosoves.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme