Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur për raportet mes Presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se nuk i beson fjalëve të Haradinjat për Thaçin, kur është fjala për ndryshim të kufijve.
Aliu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se është Vetëvendosje ajo që nuk u beson fjalëve të kryeministrit kundër presidentit. Ai ka përmendur rastine demarkacionit me Malin e Zi, rast ky sipas Aliut në të cilin Haradinaj ka mashtruar.
“Vetëvendosje nuk i beson deklaratave të Ramush Haradinajt Kur mashtrohesh një herë nga i njëjti person e ke të vështirë t’i besosh masnej”, ka thënë Aliu.
Ai ka thënë se nuk i besojnë shumë edhe vendimit që ka marrë qeveria kundër Serbisë për masën 100 për qind.
Aliu ka thënë se AAK ka hezituar të votojë edhe rezolutën kundër Thaçit.
“Kanë hezitu dhe refuzu për një rezolutë kundër Thaçit. Njëjtë si PSD’ja si AAK’ja janë njësoj në deklarata por për veprime hezitojnë”, tha Aliu.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?