Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, ka bërë parashikimet sa u përket koalicioneve të mundshme para dhe paszgjedhore në Kosovë.
Alija, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se dakordimi i sotshëm i partive për të shpërndarë Kuvendin me 22 gusht është i vonuar.
Ai ka thënë se shtyrja e datës së zgjedhjeve ka të bëjë më shumë me planet e partive politike, sesa me atë që është përfolur gjatë ditës për gjoja kërkesë nga ndërkombëtarët.
Njohësi i çështjeve politike thotë se dyshon se afati prej 45 ditëve për caktimin e datës së zgjedhjeve do të shfrytëzohet nga Presidenti dhe sipas gjasave zgjedhjet do të mbahen nga gjysma e tetorit.
Ai ka thënë se kjo po bëhet për t’u blerë kohë nga shumë parti politike.
Duke folur për koalicionet e mundshme pas zgjedhore, Alija ka thënë se përpos Vetëvendosjes, partitë e tjera nuk do të vënë vija të kuqe.
Thotë se PSD dhe AKR vështirë se do të shkojnë të vetme në zgjedhje për të rrezikuar futjen në Parlament.
“E shoh një koalicion të mundshëm mes NISMA-s, AAK-së, PSD-së dhe potencialisht AKR-së, mirëpo mbetet deri në fund të shihet se si do të shkojë ky proces”.
Njohësi i çështjeve politike një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes e sheh si të pamundshëm pasi sipas tij të dyja këto parti e synojnë postin e kryeministrit.
“Pas rezultatit të zgjedhjeve ato mund të dakordohen sepse atëherë e dinë rezultatin e zgjedhjeve dhe peshën e tyre. Në bazë të rezultateve do të ketë tërheqje të tyre për postin e kryeministrit”, tha Alija./telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...