“E drejta e protestës paqësore është e garantuar me kushtetutë, deri sa nuk prishet rendi juridik, siguria kombëtare dhe deri sa nuk cenohen të drejtat e të tjerëve, të drejta këto të mbrojtura me ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Dua t’ia përkujtoj Albin Kurtit dhe të gjithë përfaqësuesve të partive politike, se prokurorët e shtetit funksionin e tyre nuk e ushtrojnë nën ndikimin e askujt. Nuk merremi as me pozitën e as me opozitën por ekskluzivisht vetëm me kryesit e veprave penale,” është shprehur Lumezi për arbresh.info.
Për më tepër ai e ka quajtur liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, “Këngëtar i fundjavës”.
“Këngëtar i fundjavës, jemi duke jetuar në demokraci dhe secili mund të flas çka dëshiron, qofshin ato edhe marrëzira,” është shprehur Lumezi.
Sipas tij, askush nuk guxon të ndikojë në Prokurorinë e Shteti në kryerjen e kompetencave ligjore.
“As burrat e shtetit, as ministrat e as emrat e përveçëm të opozitës e të grupeve të interesit,” deklaroi ai.
Kryeprokurori Lumezi, shton se me ligj, secili Prokuror i Shtetit është i obliguar funksionin e vetë ta kryejë në mënyrë të paanshme dhe objektive duke respektuar parimin e ligjshmërisë dhe barazisë.
“Shumë herë e kam përsëritur që çdo kush që e shkel ligjin herët a vonë do të përgjigjet para drejtësisë dhe këtij parimi i përmbahen të gjithë prokurorët e shtetit. Para se te vij unë në pozitën e Kryeprokurorit te Shtetit as nuk është imagjinuar e jo me të bëhet ndjekja, hetimi apo ngritja e akuzave ndaj zyrtarëve të lartë publik. Këtë më së miri e ka vërtetuar komisioni faktmbledhës i KE-së në raportin e tij,” është shprehur Lumezi.
Sipas tij, korrupsioni, krimi i organizuar dhe forcimi i sundimit të ligjit bëhet përmes institucioneve legjislative, por edhe nga institucionet ekzekutive dhe gjyqësore.
“Kemi akuzuar ish-Kryeministrin, ish-ministra, ministra aktual, zëvendësministra, deputetë ku jeni i përfshirë edhe ju, kryetarë të partive politike, kryetarë të komunave, drejtorë të ndërmarrjeve publike, sekretarë permanent, policë hetues, gjyqtarë, prokurorë, mjekë dhe shumë grupe tjera të krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve te luftës,” ka përfunduar ai./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...