Google ADS

Aleatja e Amerikës

08:11 | 15 Dhjetor 2018
V. S.

 

Falë përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Republika e Kosovës u bë edhe me ushtrinë e saj. Pas votimit në Kuvend Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë ta mbajë emrin e njëjtë, mirëpo prej dje do të ketë mision ushtarak. Kryeministri Haradinaj u zotua se ushtria e re do të jetë krah i Amerikës në rreshtin e ushtrive të paqes në botë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar tri projektligjet, të cilat mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës i sigurojnë kompetenca ushtarake FSK-së. Të gjitha ligjet janë votuar me vota unanime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përpos të atyre të Listës Serbe, që e kanë bojkotuar seancën.

Para se të nisë votimi i ligjeve Kuvendi i Kosovës seancën për transformimin e FSK-së e ka nisur me një minutë heshtjeje për t’i nderuar të gjithë brezat që në rrethana të ndryshme sakrifikuan për këtë ditë. Ndërsa pas votimit të këtyre ligjeve mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës e kanë rikonfirmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, por jo edhe NATO-ja./Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme