Google ADS

Albulena Haxhiu: A i bie që nëse ne e kritikojmë LDK’në ajo bën koalicion me PDK’në

12:52 | 2 Shtator 2019
V. S.

 

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook ka ngritur dy pyetje rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas saj, kritikat që LVV i hedh drejt LDK’së nuk do të duhen të ndikojnë në mundësinë e koalicionit paszgjedhor.

“LDK po thotë mos na kritikoni, sepse kjo prish mundësinë e koalicionit paszgjedhor” shkroi ajo.

Haxhiu ndër tjera shtroi dy pyetje, e para rreth asaj se LDK po i kopjon premtime e LVV dhe e dyta që nëse LVV e kritikon LDK’në, kjo e fundit mund të shkojë me PDK’në në koalicion paszgjedhor.

“E para: pse po kanë frikë nga kritikat tona e s’po kanë frikë të kopjojnë frazat e premtimet tona.

E dyta: a i bie kjo që nëse ne i kritikojmë ata shkojnë me PDK?” shkroi Haxhiu në Facebook.

Ajo në fund shtoi se pas 30 gushtit, gjërat janë qartësuar dhe secili subjekt duhet të marrë përgjegjësitë e veta.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk arritën që të bënin koalicion parazgjedhor mes vete. E si mollë sherri u konsiderua posti i kryeministrit.

LDK e kishte nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre ndërsa Vetëvendosje në anën tjetër pretendonte se Albin Kurti duhet të jetë kandidati i përbashkët.

Në ditën e fundit, LVV i kishte bërë ofertë LDK’së që të shkojnë në një listë të përbashkët zgjedhore pa kandidat për kryeministër. E ai që do të fitonte më shumë vota do të kandidohej.

Por LDK e refuzoi këtë ofertë, duke e arsyetuar se kjo do të nxiste garën brenda koalicionit ndërsa për LDK gara është kundër PAN’it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme