Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka pasur takime të shumta gjatë kohës sa qëndroi në Turqi.
Përpos takimeve politike, ai pati rastin të vizitojë edhe një institucion fetar.
Në disa foto ai shihet në Muzeun Aja Sofia, një nga objektet më vizituara në Stamboll.
Ndryshe, Kurti së bashku me disa bashkëpartiakë të tij kanë zhvilluar takime me liderë të partive të mëdha në Turqi si dhe me kryeparlamentarin që ka prejardhje shqiptare nga Gjevgjelia, Mehmet Shentop.
Ata vizituan edhe varrin e veprimtarit të çështjes kombëtare Sami Frashëri, me rastin e 115 vjetorit të vdekjes së tij. Varri i Sami Frashërit dhe gruas së tij gjendet në qytetin e Ferikoy.
Kurti, po ashtu, është takuar me studentë nga të gjitha trevat shqiptare që studiojnë në universitetet turke.
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e...
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...
I moshuari 87-vjeçar përplaset nga një automjet në Këlcyrë t...
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna ...