Albin Kurti për Hashim Thaçin: I përket të shkuarës!

01:47 | 25 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Një prej kundërshtarëve më të mëdhenj politik të kryetarit të Vetëvendosjes është ish-shefi i PDK-së, tani kryetar shteti Hashim Thaçi.

Por, ani se ky i fundit, ka pozitën e parë në vend, Albin Kurti në emisionin televiziv të gazetës inFokus, n’Konak, po thotë që Thaçi është pjesë e së shkuarës.

“Besoj që bëhet fjalë për një figurë politike e cila është e magjepsur me dinakërinë e vetës dhe unë mendoj që ky është kurthi që ia ka ngritur vetes e në të cilin tashmë ka rënë, pra, besoj që nuk i përket të ardhmes politike të Kosovës, por, gjithësesi i përket të shkuarës”, tha Albin Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme