Albin Gashi, i biri i avokatit të njohur Tomë Gashi, iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur, Kurti përmes një shkrimi në Facebook.
Kurti njoftoi për kandidatin e ri për deputet të kësaj partie duke thënë “u dyfishova si Albin”. Ai shtoi se së bashku do të punojnë gjatë e do të korrin fitore.
Edhe avokati Tomë Gashi zëshëm mbështet Vetëvendosjen, përderisa ka lënë të hapur mundësinë e aderimit në këtë parti.
“Në qershor 2017 u dyfishuam si VETËVENDOSJE!, kurse në shtator 2019 u dyfishova si Albin. Albin Gashi na u bashkua në Lëvizje dhe është në listë të VETËVENDOSJE!-s si kandidat për deputet të Republikës. I lindur në vitin 1989 në Prishtinë, Albini vijoj mësimet e shkollës fillore dhe të mesme në vendlindje, u shqua si basketbollist i talentuar, me ç’rast, në vitin 2008, me bursë meritore vazhdoi vitin e fundit të shkollës së mesme në Dallas, Texas.
Filloi studimet në San Diego, California, dhe i përfundoi ato në Fordham University në New York, NY, si i diplomuar për Studime Ndërkombëtare. Gjatë studimeve, themeloi kompaninë Powow Entertainment që theu rekordet e aktivitetit kulturor të mbajtur në Kosovë, ku mbi 25 mijë persona ishin në stadiumin e Prishtinës. Shpresa e potencialit për zhvillimin e Kosovës e ktheu Albinin në Kosovë në vitin 2014, ku e themeloi kompaninë Omelink për Business Processing Outsourcing, në të cilën ndër vite punësoi mbi 300 persona. Njihem moti me Albinin. Do të punojmë gjatë bashkë. Do të korrim shumë fitore. E para në radhë është me 6 tetor” ka shkruar Kurti.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut të gatshme për thellimin e bas...
Flet Atilla pas largimit: Fitova pak famë, u relaksua situat...
“Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”, Mialim Zeka e ‘godet’ At...
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...