Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i është refuzuar viza amerikane, kështu që nuk do të mund të marrë pjesë në konferencën për Ballkanin në fillim të muajit shkurt.
Kështu ka bërë të ditur “Al Jazeera Balkans” nga burime brenda Departamentit të Shtetit.
Një burim nga Departamenti i Shtetit për “Al Jazeera” thotë se kryeministri i Kosovës nuk ka marrë vizë për shkak të ngritjes së taksës për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.
Po ashtu kjo gazetë shkruan se, kryeministri Haradinaj nuk do të mund të marr pjesë në konferencën për Ballkanin në fillim të muajit shkurt, transmeton lajmi.net.
“Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka marrë vizë amerikane, kështu që nuk do të mund të marrë pjesë në punën e një konference për Ballkanin në fillim të shkurtit”, skruan kjo gazetë.
Haradinaj është dashur të marrë pjesë në këtë konferencë, ndërsa mos-shkuarja e tij i është konfirmuar mediumit edhe dikush nga organizatorët.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...