Numri prej 53 mijë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të hetohet edhe nga një trupë tjetër. E pikërisht tani, iniciativë për të rregulluar ketë numër ka marrë kryeparlamentari Kadri veseli.
Lidhur me këtë iniciativë, ish-kryetari i Komisionit për Verifikim të Veteranëve, Agim Çeku, thotë për arbresh.info se e përkrahë vendimin e kryeparlamentarit Veseli, duke i uruar edhe sukses.
“E përkrahi çdo ide rreth listave të veteraneve dhe dëshiroj që të ketë sukses”, deklaroi Çeku, i cili aktualisht është në një proces gjyqësor në lidhje me “fryrjen” e listave të veteranëve.
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Shkumbin Demaliaj, njëherit edhe ish-anëtar i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve, thotë se nëse e ka përkrahjen e shumicës në Kuvend edhe mund të ndodhë.
“Kur ka përkrahjen e shumicës në Kuvend edhe mund të ndodhë. Por, asnjë dokument për momentin nuk ndodhet në dispozicion të publikut. Krejt janë në prokurori dhe se di se a vlerësohet kjo ndërhyrje në drejtësi. Dhe se për këtë janë ngritur me dhjetëra aktakuza nëpër gjykata të Kosovës, nëpër rajone të ndryshme”, deklaroi Demaliaj për arbresh.info, edhe ky i akuzuar në lidhje me “fryrjen” e listave të veteranëve.
Kryeparlamentari, Kadri Veseli, paralajmëroi se së shpejti PDK-ja do të iniciojë komision hetimor parlamentar, i cili do të hetojë e pastrojë listat e veteranëve të UÇK-së, në mënyrë që të ndalet fryrja e listave nga komandantë, e veteranë mashtrues/A.Zeka/Arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...