Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.B., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 28 qershor 2019, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., me datë 28.06.2019 rreth orës 13:40 minuta në fshatin Randobravë – Komuna e Prizrenit, në rrugën e hyrjes së fshatit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që derisa ishte duke ecur rrugës së fshatit në drejtim të rrugës magjistrale Prizren – Gjakovë, në momentin kur e vëren të dëmtuarin R.F., nga po i njëjti fshat, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje disa ditë më parë, nga brezi nxjerr një thikë dhe me të njëjtën e godet të dëmtuarin R.F., në pjesën e përparme të djathtë të gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, i dëmtuari transferohet nga vendi i ngjarjes në Spitalin e Prizrenit, e prej aty në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor, transmeton arbresh.info
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihen në barrë./Arbresh.info/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...