Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.K., në cilësinë e zyrtarit ligjor të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosvës, dhe kundër të pandehurit XH.SH., për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehurit I.K., dyshohet se në cilësi të personit zyrtar – zyrtar ligjor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, me ç’rast i shkakton dëm personave të tjerë dhe shkel të drejtat e personave të tjerë, lidhur me bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të tokës dhe objekteve në “Kompleksin e tregut të qytetit në Prizren” nga pronari i gjertanishëm KK Prizren në shfrytëzuesin – investitorin “M.I.”, duke i shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit në vlerën e sipërfaqes së lokaleve prej 978,96 m2, si dhe objektet, depot dhe tregjet në sipërfaqe prej 220 m2. Me këtë, ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, i pandehuri XH.SH., në mënyrë të kundërligjshme e uzurpon pronën e paluajtshme shoqërore së bashku me të gjitha objektet e ndërtuara në to, pronë e komunës së Prizrenit, me destinacion tokë ndërtimore, duke uzurpuar hapësirat të cilat i takojnë Komunës së Prizrenit në bazë të kontratës mbi realizimin e tregut të qytetit në lagjen “Ortakoll”, dhe anekseve të kësaj kontrate. Me këtë, ka kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 332 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...