Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për gjashtë vepra penale.
Aktakuza është ngritur ndaj B.S., P.T., L.Sh., dhe F.Xh., gjenden në paraburgim nga data 12.12.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, “Posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substrancave psikotrope ose analoge”, “Zjarrvënia”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” si dhe për veprën penale “Detyrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, të akuzuarit B.S., dhe P.T., nga periudha kohore shkurt 2017 deri në gusht të vitit 2018 në Prizren, si bashkëkryerës, pa autorizim shpërndajnë dhe shesin substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë në atë mënyrë që nëpërmjet telefonave celular, gjë vërtetohet nga bisedat e transkriptuara nga përgjimet, ofrojnë dhe shesin narkotikë të llojit “kokainë” në sheshin Shadervan prapa xhamisë së Sinan Pashës si dhe para oborrit të shkollës së muzikës, personave S.K., V.C., A.G., dhe të tjerëve, të cilët paraprakisht me telefon kanë caktuar vendin e takimit, çmimin si dhe sasinë e narkotikut duke përdorur gjuhën e koduar. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.
Po ashtu, sipas aktakuzës, të akuzuarit B.S., P.T., L.Sh., dhe F. Xh., nga periudha kohore shkurt 2017 deri në dhjetor të vitit 2018 në Prizren, në bashkëkryerje në shkelje të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët, merren me shitblerjen e paautorizuar e armëve gjë vërtetohet nga bisedat e transkriptuara nga përgjimet, e që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të armëve. Me këto veprime në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 372, paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të KPRK-së.
Ndërsa, i akuzuari F.Xh., me datë 12.12.2018 në ora 11:15 minuta në Prizren, pas një bastisje të shtëpisë së tij familjare, është gjetur se posedon pa autorizim substancën psikotrope të llojit “marihuan” e cila është e ndaluar me ligj, në një sasi prej 1.35 gr.
Me këtë ka kryer veprën penale “Posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substrancave psikotrope ose analoge” nga neni 275 paragrafi 1 i KPRK-së.
Ndërkaq, i akuzuari B.S., me datë 20.01.2018, rreth orës 02:50 minuta, në Prizren, me qëllim dhe dashje për t’ia dëmtuar pasurinë e të dëmtuarit L.S., për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore të pa zgjidhura, i’a vë zjarrin veturës Renault Clio, duke i shkaktuar dëm rreth dymijë e pesëqind euro (2.500 €), ku si pasojë, zjarri përfshinë edhe veturën Opel Corsa, pronë e të dëmtuarit J.S., duke shkaktuar dëm në vlerën rreth tre mijë e pesëqind euro (3.500 €), si dhe zjarri përfshinë edhe shtëpinë e të dëmtuarit V.P., ku si pasojë dëmtohet fasada e kësaj shtëpie e cila kap vlerën e dëmit rreth dymbëdhjetë mijë euro (12.000 €), me ç’rast vlera e përgjithshme e dëmit material kap shumën rreth tetëmbëdhjetë mijë euro (18.000 €). Me këto veprime B.S., ka kryer, veprën penale, “Zjarrvënia”, nga neni 334, paragrafi 2, të KPRK-së.
Po ashtu, i akuzuari B.S., me datë 22.05.2018, rreth orës 03:07 minuta, në Prizren, së bashku me L.Sh., dhe B.K., bënë marrëveshje për të dëmtuar pasurinë e A.Q. Kështu, së bashku, shkojnë afër vendit të ngjarjes, pikërisht ku banon i dëmtuari A.Q., fshihen prapa banesave, me ç’rast i akuzuari B.S., me L.Sh., qëndrojnë në automjet duke bërë roje, ndërsa B.K., zbret nga automjeti dhe me një mjet të fortë “çekiç” e godet disa herë në pjesë të ndryshme veturën “Renault Fingo”. Me këto veprime, në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Gjithashtu, të akuzuarit B.S., dhe L.Sh., nga periudha kohore shkurt 2017 e deri më datë 14.04.2018, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për të akuzuarin B.S., për shkak të mosmarrëveshjeve të pronës së përbashkët, përdorë kanosjen serioze personalisht dhe përmes të akuzuarit L.Sh., e kërcënon duke dërguar porosi të dëmtuarit L.S., që nëse nuk paguan shumën prej pesëdhjetë mijë euro (50.000€) do të ketë pasoja serioze për jetën dhe pasurinë e tij, ashtu që e nxit të akuzuarin L.Sh., që përmes telefonit të kanosë seriozisht të dëmtuarin L.S., nga i cili kërkon shumën prej pesëdhjetë mijë euro (50.000€). Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, “Detyrimi”, nga neni 340, paragrafi 2-1, lidhur me nenin 31, të KP-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që, për të pandehurit të vazhdohet masa e paraburgimit, si dhe ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?