Në aktakuzën e publikuar sot nga Koha Ditore për mashtrimet për fryrje të listave të veteranëve, anëtari i Komisionit, Rrahman Rama, citohet të ketë thënë se numri veteranëve ka kaluar çdo pritshmëri, por se është rritur edhe numri i dëshmorëve.
Ai thotë se nga 200 u bënë 500 dëshmorë, teksa shton se ushtarët vdiqën në aksidente pas luftës dhe më pas u shpallën dëshmorë.
“Nga 200 sa kanë qenë, janë bërë 500 dëshmorë. Ka edhe raste kur ushtarët kanë vdekur në aksidente pas lufte e tani figurojnë si dëshmorë”, thuhet në procesverbalin e audioincizimit të mbledhjes së Komisionit të datës 9 shkurt të vitit 2015.
Për gjithë këto shifra Rama thoshte se nuk kishin asnjë mundësi të ishin reale. Thoshte se nëse kishin ekzistuar 60 mijë veteranë nuk kishte pasur nevojë fare për KFOR-in të intervenonte në Kosovë.
Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.
Prokurori i këtij rasti Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij duke u larguar nga Kosova. Dyshohet se shkak i largimit të tij kanë qenë kërcënimet që i janë bërë për këtë rast.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...