Më moton “Arrestoni dhunuesit jo gratë”, aktivistë të Vetëvendosjes kanë realizuar aksion me ngjyrë përballë policisë.
Aksioni simbolik i VV-së kundër dhunë para stacion ti policor ka degraduar-në dhunë.
Pas hedhje së ngjyrës së kuqe deh disa gurëve, Policia ka reaguar duke u përpjekur t’i largojë aktivistët.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë janë arrestuar 6 aktivistë ndër të cilët edhe deputetja Saranda Bogujvci.
Ata kanë hedhur ngjyrë në drejtim të stacionit të policisë duke brohoritur ”marre”, “vrasës”.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bugujevci ka thënë se ky aksion është aksion rreth çështjesh së dhunës.
“Jemi mbledh me aksion rreth çështjes së dhunës. Kemi pas raste ku gratë janë vra por kësaj radhe ka pasur fëmijë. Këtu janë policia me njësinë speciale me i arrestuar të rinjtë që po protestojnë por jo për të arrestuar dhunuesit”, ka thënë Bogujevci.
Kurse aktivistja Aulona Bytyçi ka thënë se sloganet kundër dhunës janë të kota dhe se nuk kanë ku të drejtohen.
“Policia po na bind se sloganet kundër dhunës janë të kota sepse nuk kemi ku të drejtohemi, askush nuk po përgjigjet. Në Kosovë shteti s’po merr asgjë për të dhënë drejtësi. Policia i ka duart me gjak. Për ne është urgjentë siguria e gruas ndërkohë që shteti e cilëson si personale dhunën”, ka thënë ajo.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez